Epopeja e harruar e Dervish Carës

Kryengritja e Dervish Carës njihet si kryengritja me shtrirjen më të madhe gjeografike qëështë bërë ndonjeherë nga shqiptarët gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Por, për kush e di se çfarë shkaqesh, historiografia shqiptare për të nuk ka shkruar gati asgjë. Ajo e njeh atë prej kohëshsi Kryengritja e Tanzimatit dhe kaq. I vetmi historian që e pavdekësoi epopenë në fjalë qe akademiku me përkatësi vllahe Aleksandër Matkovski. Mjerisht, ai nuk arriti ta botojë në gjuhën maqedonase (ajo edhe pas vdekjes së autorit, ka mbetur në dorëshkrim), sepse të dhënat e veprës bien ndesh me të dhënat e pseudohistorianëve qëi kanë zët të vërtetat historike.

Megjithatë, vepra në fjalë, sado e sakatosur nga gërshërët e sistemit monist, arriti të botohet më 1986 e përkthyer në shqip nga Lutfi Rusi, kurse në vitin 2012 përjetoi botimin e plotë në shqip, në përkthim të autorit të këtij shkrimi.

Ndër shkaqet e mosbotimit të veprës së A. Matkovskit në gjuhën në të cilën e shkroi atë, janë pamfletet propagandistike dhe gënjeshtratpër gjoja krimet e kryengritësve shqiptarë të besimit musliman mbi të krishterët sllavë, që binin ndesh me të dhënat e Profesor Matkovskit, sipas të cilit:“Gjithë këto burime duhet të merren me një rezervë, sepse vijnë nga peshkopët fanatikë – priftërinjtë dhe konsujt e huaj… Nuk duhet harruar se edhe shtypi turk i asaj kohe ishte me orientim antikryengritës dhe antishqiptar, shtyp në të cilin i mbështetnin informatat e tyre konsujt e huaj dhe i cili kishte për qëllim informimin e gënjeshtërt të opinionit turk dhe botëror, duke hiperbolizuar e prezantuar si krime monstruoze keqbërjet e zakonshme në kohëra luftërash. Është e vërtetë gjithashtu se raportet ishin tendencioze dhe të ekzagjeruara, me qëllim të diskreditimit të kryengritësve. Informacionet tendencioze i përhapte pushteti turk dhe shtypi turk, peshkopët e ndryshëm, priftërinjtë dhe konsujt, të cilët gjithashtu kishin qëndrim negativ ndaj kryengritësve…”.

Shkaku tjetër mund të jetë e dhëna se A. Matkovski nuk e përmend asnjëherë në vëprën e tij Kosovën brenda kufijve të shtetit serb, që, në kohën e kryengritjes së Dervish Carës e kishte fituar autonominë nga Perendoria Osmane. Në këtë vepër Kosova përmendet si subjekt i veçantë dhe i barabartë me Serbinë.

Nëvijim, posjellpërlexuesittanëdisafregmenteqëhedhindritëmbishkaqet e kryengritjessë Dervish Carës:

Kryengritja e Dervish Carës nuk duhet të shihet si ngjarje e izoluar, por në kuadër të gjithë kryengritjeve të mëhershme shqiptare, duke nisur madje që nga kryengritja e Skënderbeut në shekullin XV. Është fakt se Shqiptarët gjatë gjithë periudhës turke kishin shumë finsikë dhe familje të mëdha si ajo e Skënderbeut, Muzajkave, Kastriotëve, Dukagjinëve, Ali-pashë Tepelenës, Mustafa-pashë Shkodrës dhe të tjerëve që e shtrinin auto-ritetin tek bashkëkombësit e tyre dhe të cilët shpesh ishin të pavarur dhe gjysmë të pavarur me një autonomi të bren-dshme. Gjithashtu, është fakt se, gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqiptarët ishin të organizuar në fise, bajraqe dhe klane që i ofronin një kohezion të caktuar popullit. Nuk duhet të nënçmohet dhe të anashkalohet as bektashizmi shumë i zhvilluar që u bë religjioni i tretë në Shqipëri. Si mbi-ndërtim dhe ideologji bektashizmi ishte shpesh opozitë e ashpër e islamit ortodoks, sepse zhvillonte edhe ndjenjën e autonomisë dhe pavarësisë. Këta tre faktorë ndikonin pozitivisht në ruajtjen dhe zhvillimin e ndjenjës së diçkaje të veçantë që i dallonte ata prej perandorisë Turke, kundër së cilës shpesh bënin kryengritje dhe këtë traditë krye-ngritjesh e ruanin nëpërmjet këngëve dhe tregimeve që kultivoheshin dhe barteshin tek gjeneratat më të reja duke i idealizuar njëkohësisht heronjtë e tyre vendorë si Skënder-beu.

Nëse ia shtojmë kësaj të dhënën se Shqiptarët në perandorinë Turke trajtoheshin si popull i robëruar dhe ishin të detyruar si të krishterë të mësojnë në gjuhën greke, si myslimanë në gjuhën turke dhe arabe, kurse si katolikë në gjuhën italiane, edhe pse gjuha shqipe ishte absolutisht dominuese në komunikimet e ndërsjella; nëse ia shtojmë faktin se, në mesin e shekullit të IX, gjithnjë e më shumë ndjehej depërtimi i elementeve kapitaliste në Shqipëri, veçanërisht në vendbanimet bregdetare, gjë që rezultoi me paraqitjen e klasës qytetare vendore dhe inteligjencës; pavarësinë e Serbisë dhe Greqisë që ndikonin pandalshëm në vetëdijen shqiptare; do ta kuptojmë më mirë lindjen e ideve për autonominë e Shqipërisë, e cila edhe më tutje mbetej vasale karshi sulltanit. Qysh gjatë kryengritjes së Dervish Carës, një gazetë ditore në Peterburg shkruan se “prijësit e kryengritjes e lajmëruan komandantin e forcave turke se mund t’i dorëzojnë armët por me kusht që edhe atyre t’u jepen të drejtat e ngjashme me ato të Serbisë”. Këtë fakt e thekson edhe Ippen-i i cili thekson se kryengritësit Shqiptarë kërkojnë autonomi të veçantë për Shqipërinë, të ngjashme si ajo e Serbisë, përkatësisht t’u jepen të drejtat që i gëzonte Principata Serbe e asaj kohe. Konsulli francez nga Selaniku Grie mendonte se “Shqipëria trajtohej më shumë si tokë e pushtuar se sa si provincë e perandorisë banorët e së cilës nuk pajtoheshin me pushtetin…”, prandaj kërkonin autonomi të caktuar të ngjashme me atë të Serbisë.

Kryengritja gjithsesi kishte më shumë shkaqe që i kam përmendur më lart. Megjithatë, shkaku i drejtpërdrejtë i kryengritjes qe internimi dhe likuidimi i pashallarëve tetovarë. Siç dihet, gjer në fillim të viteve ‘40-ta, tre vëlle-zërit: Hivzi-pasha në Shkup, Hysein-pasha në Qustendil dhe Abdurahman-pasha në Tetovë qeverisnin në mënyrë gjys-më të pavarur. Familja e tyre kishte ndikim të pakufizuar mbi gjithë popullatën shqiptare. Çdo fjalë e pashallarëve të pakufizuar ishte ligj për Shqiptarët besnikë. Siç theksuam, edhe popullata e krishterë ishte shpesh nën mbrojtjen e këtyre pashallarëve të cilët nuk u lejonin disa Shqiptarëve të padisiplinuar t’i maltretojnë. Qeveria e Stambollit për-piqej të vendosë administratën qendrore, të bëjë ndarjen e re administrative dhe t’i likuidojë pashallarët gjysmë të pavarur, tek të cilët nuk kishte besim dhe të cilët shpesh herë nuk i zbatonin urdhrat e saj. Ajo e priste rastin e voli-tshëm që ta dobësojë pushtetin e pakufishëm të kësaj familjeje të fuqishme. Dhe rasti erdhi kur vëllezërit u armi-qësuan për shkak të pronave të trashëguara. Çështja rezultoi me betejën e majit të vitit 1840, kur ushtritë e vëllezërve u ndeshën në afërsi të fshatit Llërcë. Konfliktin vëllavrasës ndërmjet pashallarëve e ndërprenë ndër-mjetësit. Intervenoi dhe Porta dhe i ftoi vëllezërit në Stamboll, kinse për t’i pajtuar. Kur arritën atje ata u burgosën, sepse deklaruan haptazi se nuk janë në gjendje të mbledhin rekrutë. Husein-pasha dhe Abdurrahman-pasha u internuan në Anadoll, kurse Hivzi-pasha i cili vdiq në burg, sipas disave u helmua. Kur lajmi për vdekjen e Hivzi-pashës arriti në Shkup, gjithë popullata shqiptare dhe pjesërisht edhe të krishterët, u ngritën në kryengritje në krye me Dervish Carën, njërin prej njerëzve të afërt të Hivzi-pashës dhe Abdurrahman-pashës. Pas tyre u rebeluan dhe Ha-san-pasha, vëllai i Hivzi-pashës dhe Qamil-pasha, i biri i Hivzi-pashës. Që të dy qenë të internuar në Azi të Vogël. Pas gjashtë vitesh Hasan-pasha vdiq në internim, kurse Qamil-pashën e kthyen në Stamboll, ku gjithashtu vdiq. Në vend të Hivzi-pashës, si i dërguar i sulltanit në Shkup, erdhi Qorr Mehmed-pasha, kurse Abdurrahman-pasha u trashëgua nga i vëllai i tij Xheladin-beu.

Sipas dokumenteve ruse të Hitrovës, kur u dëgjua në Shkup se është vrarë Hivzi-pasha, Shqiptarët u ngritën në kryengritje. Edhe konsulli anglez në Selanik – Blant-i, me letrën e 23 korrikut të vitit 1843, deklaroi se si shkas të kryengritjes e konsideron “politikën e mbrapshtë që rezultoi me dëbimin e pashallarëve nga Shkupi, Tetova dhe Qusten-dili”, kurse Omer-pasha mendonte se gjer tek kjo krye-ngritje e Shqiptarëve erdhi për shkak të veprimeve jotak-tike me rastin e emërimit të Mehmed-pashës në Shkup i cili erdhi në vend të Hivzi-pashës. Edhe konsulli francez – Grie si shkas të kryengritjes e konsideronte likuidimin e pashallarëve të Tetovës. Në letrën e 25 gushtit të vitit 1843 ai deklaron: “Vëllezërit ishin të injoruar, kështu që ndërmjet tyre lindi xhelozia dhe armiqësia duke dashur që secili tëdëshmojë fuqinë e tij. Pas kanosjeve të gjata, ata, më në fund, u ndeshën me ushtri për të zhdukur njëri-tjetrin. Kur qeveria e kuptoi këtë, i thirri në Stamboll. Ata shkuan dhe flitet se sulltani deshi t’i pajtojë vetë, por, para se t’i lëshojë të shkojnë në vendin e tyre, u kërkoi të dërgojnë redifë në Odrin, siç ndodhte në gjithë perandorinë. Ata i thanë në mënyrë të prerë se nuk ishin në gjendje ta bëjnë këtë”. Pas kësaj ata u internuan në Anadoll dhe kjo u bë shkak i kryengritjes. Në një letër tjetër, për shkakun e kryengritjes konsulli i njëjtë e dha deklaratën në vijim: “Para pak kohësh Hivzi-pasha nga Shkupi dhe vëllai i tij Abdurrahman-pasha nga Tetova u thirrën në Stamboll për shkak të një zënkeje të ndërsjellë. Qe-veria nuk ishte aspak e interesuar për këtë rast privat. Këta dy eprorë, si vëllai i tyre Hasan-pasha nga Qustendili, bënë ndarjen e pronës. Ata ishin të respektuar nga e gjithë raca shqiptare dhe greke dhe, meqë kundërshtonin ta furnizojnë Divanin me ushtri të rregullt, premtim ky të cilin nuk do të mund ta plotësojnë kurrë, u dërguan në internim në Azi. Kur lajmi për internimin e tyre u përhap në Shqipëri dhe kur u kuptuan shkaqet, populli i gjithë provincave shqiptare iu përgjigj apelit për hakmarrje. Gjatë kësaj kohe çeta të armatosura kryengritësish endeshin rrugëve duke i bërë të pakalueshme, duke djegur disa manastire dhe kisha të Vrajës, Shkupit e Dibrës.” Pas një kohe të caktuar Grie e përsëriti sërish shkakun e kryengritjes dhe shkroi: “Shqipëria është në gjendje të plotë anarkie për shkak të gabimit të Qeverisë e cila dëshironte ta heqë qafe familjen e Hivzi-pashës, duke e dërguar në internim. Ajo dëshironte t’i marë viset më të rëndësishme për t’i emëruar më pas ithtarët e saj…”. Edhe konsulli anglez në Selanik – Blant-i mendonte se shkaku i kryengritjes ishte mënjanimi i pashallarëve të Tetovës, pasuria e madhe e të cilëve i irritonte prijësit e mëdhenj turq. Ai thotë: “Nëse pasuritë e vëllezërve nga Shkupi dhe Tetova nuk do ta tërhiqnin vëmendjen e Malik-pashës dhe Riza-pashës, Porta do të kursehej nga shpenzimet marramendëse të cilat tani duhet t’i bëjë patjetër”. për shuarjen e kryengritjes

Për fillimin e kryengritjes ndikoi gjithsesi edhe situata e tensionuar e cila mbretëronte në Maqedoni, KosovëShqipëri, dhe në Serbinë Jugore.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button