Tetovë, Ambasada çeke ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuar

Nxënësit e paraleles speciale të shkollës fillore ‘Liria’ të Tetovës falë një donacioni nga ambasada e Çekisë janë pajisur me kompjuter, karrige, banka dhe televizorë. Promovimin e këtyre pajisjeve e ka bërë sot kryetarja e komunës së Tetovës dhe ambasadori i republikës së Çekisë në Maqedoni, Miroslav Ramesh. Kryetarja e  komunës së Tetovës,Teuta Arifi tha se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe falë këtij donacioni tash nxënësit e kësaj paralele do të kenë kushte më të mira.

Ndërsa ambasadori Ramesh  tha se  është një investim simbolik në krahasim me atë çfarë e meritojnë fëmijët në fjalë.

Donacion nga ambasada çeke për paralelen speciale në shkollën "Liria" në Tetovë

“Besoj që ky investim i vogël ia vlen. Tetova më pëlqen është qytet i bukur pran Malit Sharr dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me këtë komunë” tha Ramesh.

Edhe drejtoresha e shkollës “Liria” Shpresa Iseni, u shpreh e kënaqur me këtë donacion për këtë shkollë.

Ndryshe, në komunën e Tetovës ka dy paralele speciale  në të cilat mësojnë fëmijë me aftësi të kufizuara, një klasë gjendet në shkollën ‘Liria’ dhe një në shkollën ‘Kikish’.

Lajme të ngjashme

Back to top button