ShGM: Policia shkeli të drejtën e gazetarëve për të filmuar dhe raportuar, u fshi video-incizimi i TV 21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, njoftoi se në protestat e djeshme të transportuesve privat në Shkup, policia e ka shkelur në mënyrë të ashpër të drejtën e gazetarëve për të filmuar dhe raportuar. Sipas dëshmisë së koleges Fazile Halili nga TV21, ajo ka filmuar me celularin e saj protestën, teksa policët kanë tërhequr një grua. Në atë moment, një prej policëve të uniformuar i është afruar dhe i ka thënë se nuk mund të filmojë. Me ton kërcënues, i ka thënë që menjëherë ta fshijë inçizimin, transmeton Portalb.mk

“Fshij inçizimet pasi nuk ke të drejtë të filmosh”, ka thënë polici, pas çka kolegia i ka thënë se është gazetare dhe se jo vetëm që ka të drejtë të filmojë, por edhe e ka obligim që ta informojë opinionin. Por, polici i ka thënë që menjëherë aty para tij ta fshijë videon nga të gjitha albumet e celularit, për të qenë i sigurt se nuk do të ketë gjurmë nga ato që janë filmuar.

Presioni për të fshirë materiale video dhe foto nga ana e policisë paraqet shkelje direkte të nenit 16 të Kushtetutës me të cilin ndalohet censura dhe garantohet qasja e lirë deri tek informacioni, liria e marrjes dhe transmetimit të informacionit. Me këtë sjellje, policia i pengon gazetarët që të raportojnë për ngjarjen dhe vihet në rolin e censuruesit i cili merr vendime se çfarë mundet ose nuk mundet të shohë opinioni i Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e ShGM-së.

Nga kjo shoqatë shtojnë se, protestat gjithmonë janë ngjarje me interes publik dhe opinioni ka të drejtë të dijë se çfarë ndodhë gjatë protestave, nëse ka të lënduar, nëse ka shkatërrim të pronës publike dhe private, por edhe nëse eventualisht policia i ka tejkaluar autorizimet dhe ka përdorur forcë të tepruar.

“Ky incident do të paraqitet tek Sektori për Kontroll të Brendshëm në MPB, dhe SHGM pret që policia ta zbardhë rastin, ti zbulojë personat përgjegjës dhe ti ndëshkojë në mënyrën adekuate. Kjo në mënyrë që në të ardhshmen të mos përsëritet sjellja e tillë e papranueshme e policisë”, thonë nga ShGM. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button