Rusia në sulm të të gjithë frontit në Donetsk në përpjekje për të siguruar një pjesë të territorit që ka pretenduar si të sajin

Forcat ruse po bombardojnë të gjithë frontin në rajonin e Donetskut, tha guvernatori rajonal Pavlo Kurylenko, në atë që shihet si përpjekje e Moskës për të siguruar të paktën një pjesë të territorit që pretendon ilegalisht. Luftimet më të ashpra po zhvillohen pranë qyteteve Bakhmut dhe Avdivka, ndërsa Kurylenko shton se trupat ruse po përpiqen të avancojnë edhe drejt Limanit, të cilin ukrainasit e çliruan muajin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“I gjithë fronti lindor është duke u granatuar. Rusët shtuan përpjekjet e tyre në Donetsk dhe Luhansk. Ata tani janë në fazën aktive të operacioneve të tyre sulmuese. Ne nuk po përparojmë askund, por po mbrohemi”, tha këshilltari i Presidentit Zelenski, Oleksiy Arestovich.

Vladimir Putin ka bërë deklarata të ndryshme për qëllimet e “operacionit special ushtarak” që nga fillimi i tij në shkurt, dhe që atëherë është bërë e qartë se ato përfshijnë zgjerimin e kufijve të Rusisë. Kremlini tha dje se forcat ruse po përpiqen të sigurojnë disa nga territoret në Ukrainën lindore dhe jugore që u shpallën pjesë e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën prej 275 milionë dollarësh, e cila duhet të forcojë aftësinë kundërajrore të Ukrainës, por edhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button