fbpx

Shkëndija zyrtarizoi trajnerin Ferençina

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka prezantuar sot zyrtarisht trajnerin e ri, Roj Ferençina, i cili pritet të udhëheq skuadrën drejt sukseseve të reja dhe synimeve më të mëdha se sa këtë sezon.

Pikërisht para medieve Ferençina ka thënë se zgjedhja që ka bërë që të afrohet me klubin kuqezi, është ajo se shumë njohës të futbollit kanë thënë fjalë miradije për ekipin, i cili sivjet synon të ngjitet edhe më lart.

“Jam i lumtur që kam ardhur në një mes të ri, për të cilët kam dëgjuar fjalët më të mira. Unë erdha këto me të vetmin qëllim, pasi gjithmonë në karrierën synoj të fitoj më shumë dhe dëshiroj që nga ekipi të formoj një mentalitet fitues. Dëshiroj që në secilën ndeshje të futemi me shpirt fitues dhe të arrijmë të gjitha planet që ka hartuar kryetari dhe kryesia e klubit”, ka thënë para gazetarëve Ferençina.

Konferneca për shtyp e KF Shkëndija
Konferneca për shtyp e KF Shkëndija

Trajner i ri i Shkëndijës nuk ka lënë pa përmendur edh grupin e tifozëve “Ballistët”, për të cilët tha: “Edhe një herë do të them se më vjen mirë që kam dëgjuar se ju keni një armatë të madhe të tifozëve, “Ballistët” të cilët e përcjellin skuadrën si në ndeshjet në fushë vendase ashtu edhe jashtë saj dhe për mua ky është një nga segmentet më të rëndësishëm të klubit. Besoj se ne do tua shpaguajmë atë tidozëve duke dhënë  ne maksimumin”, ka përfunduar trajneri i ri i Shkëndijës, Roj Ferençina.

Kryetari i klubit Jetmir Bexheti në pyetjen e gazetarëve se pse nuk u prezantuan emra të rinj të futbollistëve, tha se klubi kësaj radhe nuk ka nevojë të ngutet, pasi që për secilin përforcim do të njoftojë në vazhdim dhe se nuk ka asnjë emër të ri. “Për ne ishte primare të gjejmë trajnerin e ri, me të cilin tani ne do të vazhdojmë në sezonin e ri, dhe tani pasi që arritëm këtë qëllim, në bashkëpunim me trajnerin, menaxherin tonë Arbër Shaqiri, i cili tani po zhvillon bisedime intensive me disa futbollist, sigurisht se do të kemi përforcime, por ne nuk shpejtojmë. Secili lojtar që do të vijë te ne së pari duhet të jetë i bindur për projektin dhe njëkohësisht të jetë i pranueshëm edhe për trajnerin tonë të ri”, tha kryetari Bexheti.

 

Nesër futbollistët e Shkëndijës do të kryejnë kontrolle të detajuara mjekësore në Shkup, ndërsa të dielën është paraparë që skuadra të zhvillojë një seancë më të lehtë stërvitore me trajnerin e ri, ndërsa në mbrëmje (ora 20:00) ekipi udhëton drejt Strugës, ku do të zhvillohet faza e parë përgatitore. / Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close