Musku e humb titullin e “njeriut më të pasur në botë”

Pronari i Twitterit dhe themeluesi i Teslas, Elon Musk, e ka humbur titullin prej “njeriut më të pasur në botë”, sipas Forbes të mërkurën, raporton Koha.net.

Njoftimi vjen pak kohë pasi Musku e ka blerë kompaninë e rrjeteve sociale “Twitter” në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.

Sipas Forbes, Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze “Louis Vuitton” LVMH, dhe familja e tij morën titullin nga Musku, me një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarë.

Musk, i cili ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori i vitit 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.

Aksionet e Teslas ranë rreth 4 për qind në tregtimin e mëngjesit të së mërkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button