Maqedonia e Veriut për dhjetë muaj humb mbi 3 miliardë euro nga dallimi ndërmjet importit dhe eksportit

Në Maqedoninë e Veriut prej janarit deri në tetor të këtij viti është regjistruar rritje e eksportit dhe importit, megjithatë vlera e deficitit tregtar arrin mbi 4 miliard euro, transmeton Portalb.mk.

“Deficiti tregtar, në periudhën janar – tetor të vitit 2022, është 3 177 750 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 68.6 për qind.

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar 6 931 984 000 euro eksport, ndërsa 10 109 734 000 import, ashtu që eksporti është rritur për 21.3 për qind, ndërsa importi për 29.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, në import më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëgurat e platinës”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button