fbpx

Sot rekomandimi për progresin e mëtejmë të Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesja e lartë në BE Catherine Ashton deklaroi mbrëmë se shefat diplomacive të BE do të raportojnë për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës, por për këtë do të thonë më shumë në takimin e sotëm ministror në Luksemburg, raporton, Koha ditore

”Do të raportoj për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Ashton para gazetarëve para takimit të shefave të diplomacive të BE, duke rikujtuar se javën e kaluar është takuar me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daciqi dhe Hashim Thaçi. Ashton tha se lidhur me këtë çështje do të bëhet më shumë fjalë sot në takimin ministror, kur duhet të merret rekomandimi për progresin e mëtejmë të Serbisë dhe Kosovës në procesin e integrimeve evropiane .

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian pritet që sot të japë dritën jeshile nisjes së negociatave të Stabilizim Asociimit mes Prishtinën dhe Brukselit. Siç qëndron në draftin e dokumentit, Këshilli i Ministrave miraton vendimin për të autorizuar hapjen e negociatave MSA me Kosovën pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit. Ata do të përgatisin qëndrimin përfundimtar të shteteve anëtare, i cili do formalizohet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së në takimin që do mbahet në fund të kësaj jave.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila është njëkohësisht edhe ndërmjetësja e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, e ka kualifikuar si mahnitës progresin e bërë nga Prishtina dhe Beogradi. Duke cilësuar se ishte privilegj që të punojë me dy kryeministrat, Ashton tërheq vëmendjen se ata të dy kanë edhe shumë punë për të bërë në procesin e normalizimit të raporteve.

Edhe Serbia pret nga Këshilli Evropian vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në mes të Beogradit dhe Brukselit. Për vendimin formal, Serbia duhet të pret të premten e ardhshme sepse kjo çështje do jetë pjesë e debatit edhe në samit pasi që Gjermania edhe më tutje mbetet shtet i cili heziton që Serbisë t’i mundësohet nisja e pakushtëzuar e negociatave të anëtarësimit andaj edhe fjala e fundit sipas të gjitha gjasave do i lihet kancelarës Angela Merkel, shkruan Koha ditore.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close