Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve në KEK, Haradinaj kërkon përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen e jetës së punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e disa të tjerëve, si pasojë e shpërthimit që ndodhi paraditen e sotme në Termocentralin Kosova A.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së familjarëve tuaj. Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen më të lartë institucionale për familjarët e viktimave, uroj që të lënduarit nga ky shpërthim të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre”, thuhet në ngushëllimin e Thaçit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie, ka thënë se për shpërthimin e sotme në Termocentralin Kosova A, dikush duhet të marr përgjegjësi politike dhe institucionale.

Ai e ka kritikuar shefin e qeverise, Hashim Thaçin se ka shfrytëzuar Televizion Publik të Kosovës (RTK), gjatë gjithë ditës për të dhënë deklarata. Haradinaj i ka ftuar qytetaret qe të dalin e të votojnë të dielën për siç ka thënë ai, pikërisht për ta ndryshuar këtë gjendje.

Lajme të ngjashme

Back to top button