RMV, shporta minimale e konsumatorit në nëntor ishte 51.714 denarë, më së shumti para nevojiten për ushqim

Shpenzimet minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe në muajin nëntor kanë qenë 51.714 denarë dhe janë rritur për 200 denarë në krahasim me tetorin, ndërsa për 1.490 denarë në krahasim me shtatorin, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Sipas llogaritjeve të Unionit së Sindikatave të Maqedonisë, për ushqim në muajin nëntor nevojiteshin minimum 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë, që është më shumë se gjysma e shportës minimale të sindikatës.

Mjetet e mbetura, gjegjësisht 3.668 denarë janë minimumi i nevojshëm për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje ose këpucë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button