“e-Shoqëri.mk“: Videokamerat mund ta “fshijnë” privatësinë shumë lehtë

istemet për ndjekje dhe xhirim me kamera për mbikëqyrje, si dhe përpunimi i të dhënave biometrike në vete bartin një rrezik tejet të madh për shkelje të privatësisë, si një nga të drejtat e njeriut, dhe për depërtim të shërbimeve dhe autoriteteve të tjera të sigurisë në jetën private. Kjo ishte tema e diskutimit në panel „Çështjet e privatësisë: mbikëqyrja dhe përpunimi i të dhënave biometrike“, me të cilën u hap dita e dytë e edicionit të 18 të Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, këtë vit me temë “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri“, që organizohet nga Fondacioni Metamorfozis. Kjo konferencë ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie me rezistencë kibernetike me qytetarë digjitalisht kompetentë dhe të përgjegjshëm, transmeton Portalb.mk.

Në këtë temë, në sesionin e parë të ditës së dytë të Konferencës e cila mbahet në Hotelin “Meriot” në Shkup folës ishin Ana ToshkiqCvetinoviq nga organizata qytetare “Partnerë për ndryshim demokratik” nga Serbia, Bojan Perkov nga Fondacioni SHARE, po ashtu nga Serbia, pastaj Igor Kuzevski, ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale nga Maqedonia e Veriut, si dhe Katerina Rodeli, analiste për politikat e BE-së nga Access Now – organizatë ndërkombëtare e cila vepron në fushën e të drejtave dixhitale të njerëzve, e cila u kyç nga Brukseli.

E-shoqëri.mk - Foto: Meta.mk
E-shoqëri.mk – Foto: Meta.mk

Një shembull për atë se çfarë mund të bëjë teknologjia për mbikëqyrje dhe për mbledhje të të dhënave biometrike dha Bojan Perkov.

Ana Toshkiq – Cvetinoviq nga organizata qytetare “Partnerë për ndryshim demokrratik” nga Serbia dhe Bojan Perkov nga Fondacioni SHARE.

“Edhe pse publiku për një kohë të gjatë kishte reagime për sistemet e reja për videombikëqyrje si dhe kishte përpjekje nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare që të mos aplikohet një mbikëqyrje kaq invazive, për të cilin tashmë thuhet se do të përfshijë rreth 8.000 kamera, duke filluar nga kamerat stabdarde nëpër shtylla, pastaj kamera me fushë regjistrimi prej 360 gradë, kamera me rezolucion 4K, por edhe kamera nëpër automjete, kamera nëpër veshjet, kamera dore me madhësinë e një celulari pak më të madh, me mundësi për njohjen e fytyrave, ne e pamë se çfarë do të thotë kjo gjatë protestave të vitit të kaluar në Serbi, kur u bllokuan rrugë dhe ura”, sqaroi Perkov.

Edhe pse MPB-ja e Serbisë dhe autoritetet më parë thonin se sistemi për xhirim dhe njohje të fytyrave është vetëm pjesërisht funksional, gjegjësisht se teknika e blerë nga kompania kineze “Huawei” është vendosur, por ende nuk është blerë softueri i cili do e udhëheqë mbikëqyrjen dhe njohjen e fytyrave, në protestë u vunë re disa njerëz që në duar kanë pasur kamera dore të cilat nuk dallojnë shumë nga telefonat celularë.

Ana Toshiq Cvetkoviq, Bojan Cvetkoviq, Foto: Meta.mk

Ky rast ka filluar të zgjidhet pak më vonë, kur disa gazetarëve që zyrtarisht kanë marrë pjesë në protestë, në adresat shtëpiake u kanë ardhur dënime për kundravajtje. MPB e Serbisë i ka dënuar gazetarët si organizatorë të “protestave të pa paralajmëruara” me gabim, por ajo që është më interesante është se, siç thotë Perkov, në protestat nga të cilat gazetarët kanë raportuar si pjesë e punës së tyre, ata nuk janë legjitimuar nga policia dhe as nuk ju janë marrë të dhënat.

“Kjo ishte diçka shumë e çuditshme, dhe në fakt atëherë u bë e qartë se janë përdorur kamerat për mbikëqyrje dhe për njohjen e fytyrave, edhe pse policia këmbëngulte që ka vetëm kamera, por që ende nuk e ka siguruar softuerin”, sqaroi Perkov.

Për përpjekjet e organizatës së saj për ta ndaluar mbikëqyrjen e tepruar dhe shkeljen e privatësisë së qytetarëve, si dhe për betejën e shoqërisë civile për ndikim ndaj masave ligjore për mbikëqyrje në Serbi, foli edhe Ana Toshkiq – Cvetinoviq nga organizata qytetare “Partnerë për ndryshim demokratik”.

Për po ato përpjekje dhe probleme, por këtë herë në territorin e BE-së, foli Katerina Rodeli nga Access Now, e cila në diskutimin në panel të moderuar nga Marijana Jançeska nga Fondacioni “Metamorfozis” u kyç përmes një videolidhjeje.

Igor Kuzevski, Foto: Meta.mk

Sipas ekspertit maqedonas, Igor Kuzevski, i cili ka një të përvojë paraprake shumëvjeçare në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, respektimi i privatësisë së qytetarëve është i domosdoshëm, por duhet pasur kujdes gjatë formulimit të normave dhe kornizave ligjore dhe të tjera, për të mos e penguar punën e atyre personave të cilët duhet ta mbrojnë shoqërinë nga kërrcënime të ndryshme dhe nga terrorizmi. Ai përmendi një shembull për një prokuror i cili është ankuar se për shkak të afatit të kufizuar kohor për ruajtjen e videoregjistrimeve, nuk ka mundur të prezantojë videoregjistrime gjatë hetimit dhe tentativës për të ndaluar një grup terrorist, i cili më pas ia ka dalë mbanë të realizojë sulmin terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button