Partitë e koalicionit qeveritar ende nuk zbulojnë aktorët që do ndajnë pushtetin

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga kur mandatari Gruevski duhet të paraqesë para Parlamentit përbërjen e qeverisë së re, formacionet fituese që duhet të plotësojnë këtë mozaik të pushtetit ende nuk japin asnjë detaj.

Përbërja e re e qeverisë dhe ndarja e posteve që do të mbartin ministrat shqiptarë, tash një ditë pas kongresit të BDI-së, duket ende një enigmë që do të shoqërohet deri në ditën kur Gruevski duhet ët paraqesë përbërjen e re qeveritare në Kuvend.

Sipas informatave jozyrtare mësohet seGruevski do ta shfrytëzoj maksimalisht kohën në dispozicion. Ndërkohë brenda këtyre ditëve të mbetura, ai ka intensifikuar bisedimet me partnerët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, me të cilët fitoi edhe 61 deputetët.

Edhe nga BDI-ja shprehen se janë në përfundim e sipër të negociatave me partnerin e koalicionit qeveritar. Nga partia e Ahmetit ndonëse kohë më parë u shprehën se emrat dhe postet do të publikohen pas Kongresit të partisë, as sot nuk u dhanë detaje rreth tyre. BDI-ja do të heqë dorë nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të marrë Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale ose Ministrinë e Arsimit. Pas dorëzimit në Kuvend, kreu i këtij institucioni ka në dispozicion 15 ditë për të caktuar seancën në të cilën do të miratohet programi dhe përbërja e re që do të udhëheq vendin në katër vitet e ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button