Të armatosur dhe me maska, sulmuan rojen dhe dogjën bankomatë në qendrën tregtare në Fushë Tophanë

Persona të armatosur me maska, mëngjesin e sotëm kanë sulmuar një person nga sigurimi i qendrës tregtare “Point Retail Park” dhe kanë djegur disa bankomate në Fushë Tophanë. Për shkak të incidentit, siç njoftoi policia, komunikacioni mëngjesin e sotëm ka qenë i mbyllur në pjesën e rrugës “Brigada Maqedono-kosovare” afër qendrës tregtare, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 05:54 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt afarist në rrugën “Brigada M.K.” në Shkup, disa persona kanë kërcënuar me armë rojen (Sh.M.), dhe më pas i kanë djegur disa bankomatë të cilët ishin pjesë e objektit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Në qendrën tregtare ka bankomatë të disa bankave, të vendosura pranë njëri-tjetrit në parkingun përballë hyrjes së një prej dyqaneve më të mëdha.

Sot në mesditë u publikua edhe një video ku shfaqen personat se si i shkatërrojnë me eksploziv bankomatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button