Vijon dita e dytë e konferencës e-Shoqëri.mk me temë “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”

Sot vijon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, në të cilën po trajtohet një temë jashtëzakonisht aktuale: “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”. Konferenca organizohet nga Fondacioni Metamorfozis për të 18-n herë me radhë. Dje në ditën e parë të konferencës, foli Ambasadori i BE-së, David Geer, Dirk Jan Kopp- Ambasador i Mbretërisë së Holandës dhe Matthew Lawson – Ambasador i Britanisë së Madhe, transmeton Portalb.mk.

Si përfaqësues i Metamorfozis foli drejtori ekzekutiv Bardhyl Jashari, ndërsa në vend të ministrit të mbrojtjes në Konferencë mori pjesë sekretari shtetëror, Vlladimir Ançev. Gjithashtu, e pranishme përmes një video fjalimi ishte edhe zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska.

Euroambasadori Geer përmendi se rezistenca kibernetike është tema e vitit. Krimi kibernetik i kushton botës 1 trilion dollarë, që është pak më pak se 1 përqind e PVB global. Euroambasadori shtoi se në luftën kundër Ukrainës, Rusia përdor edhe sulme kibernetike që të ngjallë frikë.

Siç shtoi ai, edhe Maqedonia e Veriut tashmë ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, siç ishte rasti në ditën e votimit në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2020, por edhe sulmet e uebfaqes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Bujqësisë, si dhe asaj të UKM-së.

Ambasadori holandez Dirk Jan Kopp, në fjalimin e tij në hapjen e Konferencës, tha se rezistenca kibernetike është në krye të shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut, kështu që nuk mund të flasim për siguri pa hapësirën kibernetike. Qasja holandeze ndaj sigurisë kibernetike është që t’i ndalojë ata që thyejnë rregullat, por në të njëjtën kohë Holanda dëshiron t’i ndihmojë vendet e tjera sa i përket rezistencës kibernetike.

Agjendën e konferencës mund ta gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button