Begolli i FC Prishtinës në Medine

Pasi i përfundoi angazhimet me klubin, futbollisti i FC Prishtinës, Gentrit Begolli, e ka marrë rrugën drejt Arabisë Saudite, për ta vizituar qytetin e shenjtë të Medinës.

Futbollisti prishtinas i ka postuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shihet duke qëndruar në xhaminë Al-Masjid an-Nabawi, e cila shpesh quhet si Xhamia e Profetit alejhi selam, pasi ishte ndërtuar nga vet profeti Muhammed alejhi selam.

Gentrit Begolli me kupat e fituara
Gentrit Begolli me kupat e fituara

Medina është qyteti i dytë i shenjtë i myslimanëve, pas Mekës. Me siguri, shumë shpejt, Begollin do ta shohim edhe në Qaben e bekuar, vendi i shenjtë ku bëhet haxhi, ndërsa vizita jasht haxhit quhet Ummre.

Siç dihet, disa prej futbollistëve të FC Prishtinës janë besimtarë të devotshëm dhe shpesh shkojnë së bashku në xhami, për t’u falur kohët e namazit.

Lajme të ngjashme

Back to top button