Thaçi shtron shantazhet të cilët e goditën dhe manipuluan procesit zgjedhor

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e SHBA në vend, Barton J. Putney.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, zgjedhjet e fundit në vend, zhbllokimi i procesit integrues dhe tema të tjera me karakter politik.

Në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare  Thaçi paraqiti faktet për shkeljen e normave demokratike nga ana e partisë qeveritare BDI, si dhe për format e kërcënimeve dhe shantazheve të cilët e goditën dhe manipuluan procesit zgjedhor.

Gjithashtu në takim u diskutua rreth zhvillimet rajonale, zhbllokimin e procesit integrues të vendit si dhe tema të tjera me interes. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është de-bllokimi i procesi integrues të vendit, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin.

Kryetari Thaçi gjatë bisedës ka theksuar se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë për një dialog të mirëfilltë politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button