Komuna e Strugës ka filluar sanimin e rrugëve

Komuna e Strugës prej disa ditësh ka filluar me sanimin e rrugëve të dëmtuara, përkatësisht mbushje e gropave me asfalt të ri në territorin e Komunës së Strugës.

Fillimisht , aksioni ka filluar në rrugët lokale të fshatit Oktis, ku mjaft rrugë ishin shndërruara tashmë në problem permanent për banorët e kësaj ane.

Pas identifikimit të pjesëve më problematike të segmenteve rrugore, filloi pastrimi i të njëjtave dhe mbushja me asfalt të ri e cilësor.

Nga ana tjetër sot ky proces ka filluar në disa prej pjesëve kryesore të qytetit, si dhe në hapësira të tjera publike, përkatësisht në dy parkingjet kryesore afër plazhit të meshkujve dhe plazhit të femrave.

Rregullimi dhe mbushja e gropave  do të vazhdojë në të gjithë territorin e Komunës së Strugës ditët në vazhdim ne rrugët ,ku janë identifikuar amortizime të rënda, të cilat vështirësojnë qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Strugës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button