RMV, Qeveria solli vendim për marrjen e nënshtetësisë së Onishçenkos

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në mbledhjen e sotme vendosi të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Nga Qeveria thonë se e miratuan vendimin pasi që e shqyrtuan njoftimin nga Ministria së Punëve të Brendshme, në të cilin informohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një mbledhje të mëparshme të Qeverisë.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë është bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.
Nga atje shtojnë se e kanë ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojë menjëherë pas vendimit të miratuar për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button