Treni godet veturën, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar, pasi treni që udhëtonte në relacionin Shkup-Gjevgjeli, ka goditur një veturë të tipit “Jugo” me targa të Shkupit.

Nga policia kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mëngjes në orën 6.20 minuta në hekurëudhën që kalon nëpër Dracevën e Shkupit.

Dy të kënduarit janë vëllezër të moshës, njëri 23 vjeçar dhe tjetri 28 vjeçar. Ata janë dërguar në Qendrën urgjente ku u është dhënë ndihma e parë dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button