Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë, raporton REL.

Më herët, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit, duke përmendur si arsye qëndrimet e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian.

Gjatë një vizite në Nikinqi, ku po mbahen stërvitje ushtarake, Vuçiq deklaroi më 5 dhjetor se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte ndonjë përfitim nga shkuarja e tij në Tiranë, por mospjesëmarrja e tij në këtë samit tha se do të sillte dëme të mëdha.

“Sigurisht se do të ishte dëm i madh për vendin, në kuptimin e tërheqjes së investimeve dhe për gjithçka tjetër. Prandaj, pa marrë parasysh që temë është Ballkani Perëndimor dhe se 20 sosh do të nisin të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Rusisë dhe për problemin e Kosovës, mbase bashkëpunëtorët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë që ata të dëgjojnë të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjojnë asgjë”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button