Akuzat për ngjarjet e Gjorçe Petrovit, vjedhje, shkatërrim të lokaleve dhe sulme ndaj autobusëve

Në Prokurorinë Themelore të Shkupit janë dorëzuar shtatë padi për shkak të dyshimit se në 19 dhe 20 të muajit të kaluar kanë bërë vepër penale duke shkatërruar objekte dhe lokale, ndërsa dy persona akuzohen për veprën penale vjedhje të rëndë në Gjorçe Petrov.

Turma e njerëzve e tubuar para spitalit të syve filloi të lëvizë në lagjen “Gjorçe Petrov” me çka një pjesë e të akuzuarve ka filluar të godasin me gurë dy autobus dhe kanë dëmtuar gjashtë objekte si dhe kazinonë “Senator”.
Përveç gjuajtjes me gurë të autobusëve dhe dëmtimit të objekteve, A.V dhe P.J kanë vjedhur para nga kazinoja “Senator” me vlerë 191.800 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button