Bill Gates i referohet Afrikës kur flet për të jetuar me 2$ në ditë, jo të gjithve

Që nga periudha e përhapjes së pandemisë globale COVID-19 filantropi Bill Gates, u bë një nga figurat më të pikasura për të shpërndarë lajme të rrejshme dhe për të ngjallur huti e urrejtje në opinionin publik. Një artikull i publikuar online së fundi ka bërë së emri Bill Gates përsëri të përdoret për të përhapur kaos në opinion dhe të ngjall debat të madh, të panevojshëm në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një artikull të botuar në mediat botërore gjatë vitit 2016, një version i shkurtër i të cilit është publikuar së fundi në mediat në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.

Ditëve të fundit dhjetëra media të ndryshme në gjuhën shqipe publikuan një artikull me të njëjtin titull. “Bill Gates na mëson se si të jetojmë me 2$ në ditë“, ishte titulli i famshëm i cili jo vetëm që dominoi murin e njoftimeve tona në rrjetin social Facebook por hapi edhe një mori debatesh ofendues në këtë rrjet social.

Titulli me natyrë tendencioze pasohet nga një tekst i shkurtër. Përmbajtja thirret në një postim të vet themeluesit të Microsoft megjithatë nuk ofron asnjë burim relevant dhe nuk ofron informacion të plotë. Edhe përkundur etikës dhe standardeve gazetareske, me këtë situatë të nënkuptohet se publikuesi i kësaj përmbajtje ka për qëllim të nxis debat në opinion për të pasur sa më shumë klikime dhe interaksion në rrjetet sociale. Dhe mesa duket ky qëllim është arritur me sukses, brenda pak kohësh vetëm në një postim në Facebok janë grumbulluar qindra reaksione dhe dhjetëra komente.

Cila është e vërteta pas këtij titulli?

Filantropi Bill Gates ka qenë një ndër personalitetet më të goditur nga dezinformatat që përhapen në qarqet konspirative. Dezinformatat që lidhen me figurën e Bill Gates fillimisht përhapen në gjuhën angleze dhe më pas përkthehen dhe përshtaten në shumë gjuhë tjera, përfshirë këtu edhe gjuhët e rajonit tonë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për dezinformatë klasike por për përdorimin e emrit Bill Gates në mënyrë tendencioze me qëllim që të manipulohen lexuesit dhe të klikojnë sa më shumë në “lajmin” e publikuar online.

Është e vërtetë se Bill Gates ka shpjeguar se si do të vepronte nëse do të duhej të jetonte me 2 dollarë në ditë, megjithatë ky është një lajm i vjetër të cilat media të njohura botërore e kanë publikuar gjatë vitit 2016. Revista prestigjoze ekonomike “Business Insider” është një ndër mediat botërore që e ka publikuar artikullin në fjalë vetëm se përmbajtja në këtë medium është shumë më e gjerë se sa ajo e publikuar në gjuhën shqipe.

Artikulli i referohet një shpjegimi që Gates ka bërë në blogun e tij “Gates Notes” në qershor të vitit 2016 duke marrë shkas nga varfëria në Afrikë. Më poshtë gjeni shpjegimin e plotë që Bill gates e paraqet në blogun e tij:

Nëse do të jetonit me 2 dollarë në ditë, çfarë do të bënit për të përmirësuar jetën tuaj?

Kjo është një pyetje e vërtetë për afro 1 miliard njerëz që jetojnë sot në varfëri ekstreme. Nuk ka asnjë përgjigje të vetme të drejtë, sigurisht, dhe varfëria duket ndryshe në vende të ndryshme. Por, përmes punës sime me fondacionin, kam takuar shumë njerëz në vendet e varfra që rrisin pula dhe kam mësuar shumë për gjërat e brendshme dhe të jashtme të zotërimit të këtyre zogjve. (Si një djalë qyteti nga Seattle, kisha shumë për të mësuar!) Është shumë e qartë për mua se pothuajse kushdo që jeton në varfëri ekstreme është më mirë nëse ka pula.

Në fakt, nëse do të isha në këpucët e tyre, kjo është ajo që do të bëja – do të rrisja pula.

Ja pse:

  • Ato janë të lehta dhe të lira për t’u kujdesur. Shumë raca mund të hanë çdo gjë që gjejnë në tokë (megjithëse është më mirë nëse mund t’i ushqeni, sepse do të rriten më shpejt). Pulat kanë nevojë për një lloj strehimi ku mund të bëjnë fole dhe ndërsa kopeja juaj rritet, ju mund tju duhen pak dru dhe tela për të bërë një kotec. Së fundi, pulat kanë nevojë për disa vaksina. Ai që parandalon sëmundjen vdekjeprurëse të Newcastle kushton më pak se 20 cent.
  • Janë një investim i mirë. Supozoni se një fermer i ri fillon me pesë pula. Një nga fqinjët e saj ka një gjel për të fekonduar vezët e pulave. Pas tre muajsh, ajo mund të ketë një tufë prej 40 pulash. Përfundimisht, me një çmim shitje prej 5 dollarë për pulë – që është tipike në Afrikën Perëndimore – ajo mund të fitojë më shumë se 1000 dollarë në vit, kundrejt kufirit të varfërisë ekstreme prej rreth 700 dollarë në vit.
  • Ato ndihmojnë për të mbajtur fëmijët të shëndetshëm. Kequshqyerja vret më shumë se 3.1 milionë fëmijë në vit. Megjithëse ngrënia e më shumë vezëve – të cilat janë të pasura me proteina dhe lëndë ushqyese të tjera – mund të ndihmojë në luftimin e kequshqyerjes, shumë fermerë me tufa të vogla mendojnë se është më ekonomike t’i lini vezët të çelin, të shesin zogjtë dhe të përdorin paratë për të blerë ushqime ushqyese. Por nëse kopeja e një fermeri është mjaft e madhe për t’i dhënë vezë shtesë, ose nëse përfundon me disa të thyera, ajo mund të vendosë t’i gatuajë ato për familjen e saj.
  • Ato fuqizojnë gratë. Për shkak se pulat janë të vogla dhe zakonisht qëndrojnë afër shtëpisë, shumë kultura i konsiderojnë ato si kafshë të një gruaje, në ndryshim nga bagëtitë më të mëdha si dhitë ose lopët. Gratë që shesin pula ka të ngjarë të riinvestojnë fitimet në familjet e tyre. Lexoni më shumë rreth grave dhe pulave në postimin në blog të Melindës.

Dr. Batamaka Somé, një antropolog nga Burkina Faso, i cili ka punuar me fondacionin tonë, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke studiuar ndikimin ekonomik të rritjes së pulave në vendin e tij. Në këtë video ai shpjegon pse është kaq i pasionuar pas shpendëve.

Një bast i madh për pulat

Fondacioni ynë bënë bast për pulat. Krahas partnerëve në të gjithë Afrikën Sub-Sahariane, ne po punojmë për të krijuar sisteme të qëndrueshme tregu për shpendët. Është veçanërisht e rëndësishme për këto sisteme që të sigurohen që fermerët të blejnë zogj që janë vaksinuar siç duhet dhe që janë të përshtatshëm për kushtet lokale të rritjes. Qëllimi ynë: të ndihmojmë përfundimisht 30 përqind të familjeve rurale në Afrikën Sub-Sahariane të rrisin raca të përmirësuara të pulave të vaksinuara, nga vetëm 5 përqind tani.

Kur u rrita, pulat nuk ishin diçka që ti studioje, ato ishin diçka për të cilën bëre shaka pa kuptim. Më ka hapur sytë të mësoj se çfarë ndryshimi mund të bëjnë në luftën kundër varfërisë. Tingëllon qesharake, por e kam fjalën kur them se jam i emocionuar për pulat.

Pra, nga një përmbajtje shpjeguese me fakte shkencore, ekonomike dhe analitike prej 8-9 paragrafësh mediat tona kanë vendosur të shpërndajnë informacion të cunguar prej 3-4 paragrafësh dhe me titull tendencioz.

Përmbajtja origjinale i referohet vetëm situatës në Afrikë ndërsa informacioni që na paraqitet ne në shqip na thot se Bill gates në tërësi na mëson të gjithë neve se si të jetojmë me 2 dollarë.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button