Kasami kërkoi që komunat të kenë më shumë kompetenca, ministri Penov: varet nga Kuvendi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami disa herë ka theksuar se komunave duhet të u jepen më shumë kompetenca. Të njëjtën ai e theksoi edhe në konferencën e përbashkët me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov. Ky i fundit theksoi që komunat më të mëdha duhet të kenë më shumë kompetenca, por kjo varret nga Kuvendi. Nevojat për reforma në vetëqeverisjet lokale dhe kompetencat i theksoi edhe Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës kërkon që komunat të kenë më shumë kompetenca në urbanizëm dhe të ju jepen më shumë mjete financiare përmes decentralizimit fiskal. Sipas Kasamit, kjo bëhet përmes decentralizimit, por ai vlerëson se edhe me këtë në vendin tonë bëhet politikë.

“Në këtë rast unë vlerësoj se vazhdimi i procesit të decentralizimit nuk ka a kufi politik edhe as kufi politik edhe as etnik, por është një interes i të gjithë qytetarëve… decentralizimi nënkupton që sa më shumë pushtet të marrin komunat dhe ai pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, komunat më të mëdha përfshirë këtu edhe Tetovën, duhet të kenë më shumë kompetenca që të funksionojnë të pavarura, megjithatë kjo nuk mund të bëhet pa marrëveshje midis partive politike.

“Në këto procese punohet dhe kërkohet momenti kur do ketë vullnet politik që një sistem i tillë të kalojë edhe në Parlament. Në procesin e decentralizimit po punohet, Parlamenti është i bllokuar dhe nuk është reale që të hapim një debat të tillë në këtë moment, theksoi Penov.

Kujtojmë që edhe në konferencën e tij për një vjetorin e udhëheqjes me Komunën e Tetovës, Kasami theksoi se kërkesa për zgjerim të kompetencave dhe decentralizim është permanente por pa përgjigje nga institucionet qendrore.

Përndryshe, në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian theksohet se vendi duhet të finalizojë procesin e reformës në sistemin e vetëqeverisjes lokale. Konkretisht, raporti thotë se “ndryshimet në ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale synojnë sigurimin e burimeve shtesë financiare për komunat dhe fuqizimin e menaxhimit të financave publike në nivel qendror. Duke u mbështetur në këtë, Qeveria duhet të përparojë me riorganizimin e përgjithshëm të kompetencave ndërmjet nivelit qendror dhe atij subnacional”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button