Shqipëri, pas patentave, hakerët iranian publikuan edhe listën e zgjedhësve

Pasi kanë bërë publike pothuajse të gjithë të dhënat për shtetasit shqiptarë, duke përjashtuar vetëm llogaritë bankare, hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmë edhe listën e zgjedhësve, transmeton TCH.

Me anë të një postimi në Telegram, faqja e Homeland Justice, ka bërë publik një dokument në të cilin ndodhet lista e zgjedhësve.

Në një postim më lart ata shtrojnë pyetjen në mënyrë ironike: A mendojnë akoma politikanët tanë të korruptuar se ne nuk kemi akses në informacionet esenciale?

Publikimi i mbrëmshëm ndodh pas gjashtë ditësh heshtje nga bërja publike e një dokumenti më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi. Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit gjeneralitetet e plota përfshi dhe adresat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button