Padi penale për një të mitur nga Shkupi: I ka dërguar një pjesë të porosive kërcënuese në shkolla të mesme

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale për një të mitur nga Shkupi i cili ka dërguar një pjesë të kërcënimeve për vendosje të bombave në shkolla të mesme. I mituri e ka pranuar veprën, ndërkaq ngarkohet për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” i cili parashikohet me nenin 394-b paragrafi 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga MPB, i mituri i paraqitur, i inspiruar nga njoftimet paraprake për vendosje të bombave në disa shkolla të mesme të territorit të Shkupit, ka filluar edhe ai të dërgojë kërcënime nga kompjuteri i tij.

“Më 4 nëntor, duke shfrytëzuar aplikacion të veçantë, nëpërmjet telefonit të tij celular është lidhur në kompjuterin personal dhe në ora 14:09, nga një e-mail i krijuar paraprakisht në adresat elektronike zyrtare të katër shkollave në Shkup, e ka dërguar porosinë me përmbajtje kërcënuese. Me qëllim që të sigurohen prova, nga ana e MPB-së janë ndërmarrë masa, gjatë së cilës është konstatuar se adresa elektronike e adresës është krijuar më 4.11.2022 në ora 11:17 nga IP adresa, për të cilën nga ana e operatorit të telekomunikacionit janë dorëzuar të dhëna se pronar është D.K.Ç. (43) nga Shkupi, nëna e personit të mitur”, thonë nga MPB.

Ata njoftojnë se kanë bastisur në shtëpinë e D.K.Ç. gjatë së cilës janë marrë një desktop kompjuter, një telefon celular dhe një sim kartelë, të cilët i ka shfrytëzuar i mituri.

“Më 7 nëntor, në Stacionin Policor në Karposh në prani të prindit, inspektorit për të mitur dhe dhunë familjare nga SPB Shkup dhe avokatit, është kryer bisedë me të miturin e paraqitur, gjatë së cilës ai e ka pranuar veprën dhe e ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas Shkupit dhe Kriva Pallankës, sot në shënjestër Kavadari: alarm për bomba në pesë shkolla

Sot rreth orës 07:00 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në adresat elektronike të pesë shkollave (dy të mesme dhe tri fillore) në Kavadar është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se më 2 dhjetor në adresat elektronike të tre shkollave fillore poashtu u dërgua kërcënim për vendosje të mjeteve eksplozive. Gjithashtu rreth orës 1, në po të njëjtën ditë në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është paraqitur se në adresën elektronike të një shkolle fillore është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivit.

Kërcënime për bomba u dërguan edhe në ditën paraprake, gjegjësisht më 1 dhjetor, në 8 shkolla të mesme, për të cilat siç informoi MPB më pas, ishin të rrejshmne, ashtu sikur edhe paraqitjet e mëhershme.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button