Dy trupa janë gjetur në Shkup

Dy trupa njerëzish janë gjetur në dy lokacione të ndryshme në Shkup, njofton Portalb.

Në SPB Shkup dje është denoncuar se në një objekt në ndërtim në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup është gjetur i vdekur V.L.(40) nga lagjja Ilinden e Shkupit, i punësuar në një firmë ndërtimi nga Shkupi.

Siç informojnë nga MPB-ja, vdekje ka konstatuar ekip nga Ndihma e shpejtë mjekësore, ndërsa ekspertizë ka kryer ekip nga SPB Shkup dhe Inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit publik, në trupin e viktimës është kryer autopsi, pas çka i është dorëzuar familjes për varrim.

Në rastin e dytë, është gjetur trup i një personi të vdekur në fshtin Orman të Shkupit, në afërsi të lumit Lepenc, në vendin e quajtur “Leski”.

Rasti dje ka qenë i denoncuar në SPB Shkup. Nëpunës policor kanë kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button