Shkupi për të dytën ditë me radhë i paralizuar, transportuesit privat nuk dorëzohen derisa të gjendet zgjidhje

Rreth 200 autobusë janë vendosur edhe sot në udhëkryqin në Mavrovka dhe Kryqin e Kuq, si dhe në Bulevardin Ilindenska. Bllokadat do të mbeten në vendet ekzistuese derisa të ulen dhe të gjendet një zgjidhje sipas ligjit dhe vendimit të qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit u zotua se sot do të dalin me pozicionin e tyre në një konferencë për shtyp, transmeton Portalb.

Dje, ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov në një paraqitje televizive tha se ekziston zgjidhje për problemin e transportuesve privatë dhe është në duart e këshillit të qytetit: “Paguajeni borxhin ndaj NTP-së prej dy milion eurosh dhe sot Këshilli mund të thërrasë seancë dhe të urdhërojë kryetaren të paguajë borxhin”.

Sipas Penovit, autobusët mund të hiqen edhe me forcë, por shton se akoma nuk janë shterur të gjitha mundësitë e zgjidhjes.

Penov thekson se protesta mund të ketë prejardhje politike sepse nuk ka për qëllim aspak ata që dyshohet se synojnë.

“Kjo protestë po merr një ritëm më serioz dhe sipas mënyrës sesi parashikohet nuk është aspak drejtuar kryetares së Qytetit, NTP-së ose borxhit të NTP-së, pasi NTP nuk është e rrezikuar nga kjo protestë, kryetarja e Qytetit gjithashtu nuk bllokohet nga kjo protestë. Vetëm qytetarët janë të bllokuar. Nëse borxhi ishte një milion euro, dëmi është vetëm sot më i madh, nëse benzina që shpenzojnë qytetarët, nëse biznesi vuan dhe humbet orë për shkak të vonesave. Sipas meje, protesta tërheq skicat e një proteste politike, sepse nuk ka për qëllim aspak ata që dyshohet se synojnë”, tha Penov.

Për vërejtjen e gazetarit se qeveria nuk ndihmon dhe se taktizon, Penov tha:

“Transporti publik është në duart e qytetit të Shkupit. Masat e qeverisë nuk mund të miratojnë masa të dobishme afatgjata. Është në kundërshtim me procesin e decentralizimit që ne duam ta forcojmë edhe më shumë. Neve nuk na konvenon revolta, kjo revoltë është kundër qeverisë. Zgjedhjet e para që pasojnë janë parlamentare dhe presidenciale. Kjo tendencë politike është për një qëllim tjetër”, tha ministri për vetëqeverisje lokale Risto Penov.

Ndryshe, prej dje në ora 6:00, Shkupi ndodhet në kolaps trafiku. Rrugët kyçe të kryeqytetit janë bllokuar plotësisht me 200 autobusë të transportuesve privat, të cilët pamundësojnë zhvillimin e komunikacionit në mënyrë normale. Kjo pason pasi Qyteti i Shkupit nuk pranon të bëjë asnjë marrëveshje me transportuesit privat. Nga “Sloboda prevoz” thanë se do të protestojnë deri sa nuk arrihet marrëveshje. Pej dje, 200 autobusë janë barrikaduar në udhëkryqet kryesore në qytet.

Kemal Muriq nga “Sloboda prevoz” tha se kërkojnë që të paktën të fillojë pagesa e avanseve që të mund të blejnë derivate për të vazhduar transporti.

This slideshow requires JavaScript.

“Kompromisi ynë tashmë është i njohur – të ulemi e të bisedojmë që të fillojë pagesa e të ashtuquajturave avanse që të mund të vendosim derivate nëpër autobusë dhe të vazhdojë transporti. Ndërsa, për pjesën e mbetur të borxhit të dakordojmë ndonjë dinamikë të pagesës. Qëndrojmë në dispozicion. Jemi fleksibil në atë pikëpamje”, tha Muriq.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, prej dje, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion.

Komunikacioni i bllokuar në Shkup, foto: Portalb.mk
Komunikacioni i bllokuar në Shkup, foto: Portalb.mk

Regjimi i posaçëm në komunikacion është vendosur në bul.”Ilinden” nga udhëkryqi në bul.”Ilinden” me bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, deri në udhëkryqin nga bul.”8 Shtatori” dhe bul.”Ilinden” – udhëkryqi nga rr.”11 Tetori” dhe bul.”Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga bul.”Goce Dellçev” dhe bul.”Kërste Misirkov” (Pallati i gjykatave).

Sektori për punë të brendshme Shkup u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurimit të të pjesëmarrësve në komunikacion.

Portalb.mk paraprakisht informoi se qytetarët e Shkupit e vazhdojnë ta paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, derisa Qeveria rri anash dhe shpallet jokompetente për t’ia marrë kompetencat Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik për ta rregulluar çështjen e transportit publik, i cili është jetik për funksionimin e kryeqytetit.

Autobusi që duhet të vijë në 7-8 minuta vjen në 30 minuta. Grumbuj qytetarësh mund të vërehen në çdo stacion autobusi duke pritur për t’u ngjitur në autobusët, të cilët për shkak vonesave janë të stërmbushur me udhëtarë. Në atë gjendje, nxënës, punëtorë, të moshuar, të sëmurë detyrohen të shtypen njëri me tjetrin vetëm për të arritur në destinacionin përkatës, pasi që për autobusin e radhës duhet të presin kushedi sa. Por, ka raste kur për shkak të stërmbushjes, autobusët fare nuk ndalojnë në stacione.

Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.

Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.

Sot Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”

D.m.th. të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.

NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.

Portalb.mkështë ndër mediat e para që ka shkruar për problemin me transportuesit privat, i cili pastaj u shndërrua në problem kryesor të qytetit.

Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button