Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

Nga “korridori i drithit” të formuar me përpjekjet e Türkiye-s për të eliminuar rrezikun e “krizës ushqimore” si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, deri më sot janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë me 524 anije, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria Kombëtare turke e Mbrojtjes, rikujtohet se anija e parë e ngarkuar me misër u nis nga Ukraina më 1 gusht 2022.

Gjithsej 524 anije me ngarkesa drithëra u nisën nga Ukraina. “Këto anije transportuan më shumë se 13 milionë tonë drithë. Anijeve iu dorëzuan artikuj ushqimorë si misër, grurë, ushqim luledielli për kafshët, vaj luledielli, panxhar sheqeri, sojë, bizele dhe elb”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button