Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi

Vullkani Semeru me një lartësi prej 3.676 metra në rajonin e Java-s Lindore të Indonezisë ka filluar të nxjerrë llavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Abdul Muhari deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga gërryerja që shirat mosun shkaktuan mbi kupolën e llavës.

Tymi dhe hiri intensiv arritën në një lartësi prej 1.500 metra mbi kraterin e vullkanit, thuhet në deklaratën ku njoftohet se nga shpati i vullkanit masivi i llavës ka mbërritur në lumë.

Disa qyteza në afërsi të vullkanit u mbuluan me renë e hirit ndërsa nuk është shënuar ndonjë humbje jete.

Zyrtarët njoftuan se qindra persona janë evakuuar në zona të sigurta dhe se niveli i alarmit është ngritur në nivelin më të lartë.

Sistemi i alarmit për vullkanin në Indonezi ndahet në 4 kategori, në “i gjelbër”, “i verdhë”, “portokalli” dhe “i kuq” i cili është edhe niveli më i lartë.

Në shpërthimin vullkanit Semeru më 4 dhjetor të vitit 2021 humbën jetën 51 persona.

Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button