Nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nesër (e hënë) për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, me fillim në ora 06:00, nëpunësit policorë nga SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion, njofton Portalb.

Regjimi i posaçëm në komunikacion do të vendoset në bul.”Ilinde” nga udhëkryqi në bul.”Ilinden” me bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, deri në udhëkryqin nga bul.”8 Shtatori” dhe bul.”Ilinden” – udhëkryqi nga rr.”11 Tetori” dhe bul.”Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga bul.”Goce Dellçev” dhe bul.”Kërtse Misirkov” (Pallati i gjykatave).

Sektori për punë të brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurimit të të pjesëmarrësve në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button