Filluan punimet për largimin e spitalit të djegur modular në Tetovë

Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar.

Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin.

Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës. Muajin e kaluar, drejtori i spitalit paralajmëroi se do të ndërtohet pllakë përkujtimore për viktimat.

Përndryshe, gjykimi për rastin e Spitalit Modular nuk ka filluar ende pasi seanaca është anuluar tre herë për shkaqe të ndryshme si ajo e mosparaqitjes të akuzuarve në seancë, mospërzgjedhjes së avokatëve dhe mungesës së njërit avokat në seancën e fundit. Seanca e radhës është caktuar për me 7 dhjetor.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht. Kujtojmë që objekti i djegur nuk është larguar ende.

Ministri dhe Drejtori i spitalit deklaratat i dhanë pas pranimit të aparaturave donacion për repartin e kirurgjisë torakale nga  Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordnim- TIKA në vlerë prej rreth 60 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button