Ministri Sveçla njoftoi se janë suspenduar katër zyrtarët policorë për rastin e shtatzënës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Prishtinës e ka zbatuar rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e katër zyrtarëve policorë lidhur me vrasjen e shtatzënës në oborrin e QKUK-së, raporton Koha.net.

Sveçla ka shkruar në Facebook se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

“Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan. Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim”, ka shkruar Sveçla.

IPK-ja ka rekomanduar të shtunën suspendimin e Komandantit të stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve. Inspektorati ka gjetur se lidhur me urdhër-mbrojtjen e shtatzënës, zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë falsifikuar dokument zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button