Lojtari i ri ndërroi jetë në fushën e lojës në Kosovë

Një lojtar junior i Trepçës ’89 ka vdekur në fushën e lojës të shtunën, në ndeshjen kundër A&N në Korishë të Prizrenit.

Vdekjen e lojtarit të ri e ka konfirmuar për KOHËN, Emergjenca e Prizrenit.

Sipas mjekut kujdestar Hekuran Veçgishti, lojtari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Rreth orës 13:30, lojtari ka mbërritur pa shenja jete në Emergjencë. Përkundër që kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta kthyer në jetë, ishte e pamundur”, ka thënë Veçgishti për KOHËN.

Raste të tilla janë të rralla në futbollin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button