Të gjitha ndeshjet e javës së XVI-të në Ligën e Parë do të zhvillohen nesër

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut të gjitha ndeshjet e javës së XVI-të do ti fillojë nesër prej orës 13:00, transmeton Portalb.mk.

Struga Trim&Lum si nikoqir do të pret ekipin e Akademija Pandevit, ndërsa Shkupi do të luajë kundër ekipit të Bregallnicës.

Ndërkohë, Shkëndija do të jetë mysafir i ekipit shkupjan Makedonija Gj.P., ndërsa Tikveshi do të luajë kundër Sileksit, ndërsa Pobeda kundër Skopjes.

Në këtë javë do të jetë i lirë ekipi i Rabotniçkit për shkak se në kalendar ishte paraparë të luajë kundër Renovës, ekip i cili është larguar nga Liga e Pare akoma pa filluar sezoni 2022/23.

Deri më tani, në krye të tabelës gjendet Struga me 33 pikë nga 15 ndeshje, Shkupi me 28 pikë nga 14 ndeshja, pastaj Shkëndija me 25 pikë nga 14 ndeshje, e ndjekur nga Tikveshi me 23 pikë nga 15 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button