Policia e RMV-së vazhdoi kontrollet e autobusëve që bartin nxënës, për katër orë regjistroi 47 dënime

Aksioni policor për kontrollimin e transportit publi të nxënësve në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar dhjetëra parregullsi brenda katër orëve, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 parregullsi në trafik, ndërsa dy vetura janë larguar menjëherë nga komunikacioni”, raportoi Policia në lidhje me kontrollet e realizuara dje në periudhën 12:00-16:00.

Policia sqaroi që kontrollet janë realizuar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për kontrollin e automjeteve që kryejnë transportin publik të nxënësve, me qëllim rritjen e sigurisë në transportin e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Ndryshe, pardje Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e mëngjes ka arritur për katër orë të regjistrojë 33 raste kur nxënësit po barteshin me autobusë tek të cilët janë vërejtur parregullsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button