Përfundoi sesioni i tretë i Takimit Ministror të OSBE-së të cilin e udhëhoqi Osmani, në cilësinë e kryesuesit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin e 29-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që këtë vit po mbahet në Logj të Polonisë, më 1 dhe 2 dhjetor 2022, në përputhje me agjendën dhe praktikën e vendosur, sot e udhëhoqi seancën e tretë plenare të takimit, në cilësinë e kryesuesit të ardhshëm të OSBE-së.

Osmani u shpreh i kënaqur me rrjedhën produktive të bisedimeve në Këshillin Ministror të këtij viti. Njëherit, theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta merr pjesën e saj të përgjegjësisë, duke e pasur privilegjin të jetë kryesuese e kësaj Organizate.

“Në këtë rrugë sukseset dhe dështimet tona do të jenë edhe tuajat. Kohët e sotme të vështira kërkojnë vendosmëri dhe përkushtim. Prandaj, dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje secilit prej jush të merr përgjegjësi”, tha Osmani.

Gjithashtu, ministri Osmani i ftoi Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së në Këshillin e ardhshëm Ministror që do të mbahet në Shkup, duke theksuar se sfidat e rajonit të OSBE-së dhe e ardhmja e Organizatës janë një mundësi e shkëlqyer për t’u ulur rreth kësaj tavoline dhe të forcohen përpjekjet e përbashkëta në emër të parimeve të Helsinkit, të cilave u përmbahen të gjitha vendet pjesëmarrëse të OSBE-së.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut e merr presidencën në vitin 2023 nga Polonia dhe sipas formatit të vendosur, këtë vit kryeson me Grupin Mesdhetar të partnerëve të OSBE-së.

prezantimin e prioriteteve të RMV-së me kryesimin e OSBE-së, Osmani është shprehur se kriza e sigurisë e shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet sfidën më të vështirë për funksionalitetin e OSBE-së në aspektin thelbësor politik dhe administrativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button