Ministri Sveçla: Dorasi që e vrau gruan shtatzënë në oborrin e QKUK-së, e ka vrarë veten

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se Sokol Halili i cili më 30 nëntor e vrau gruan shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë vetëvrasje, njofton Portalb.mk.

“pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.

Viktima ishte rreth moshës 35-vjeçare dhe në prag të lindjes së foshnjës.

Për rastin në fjalë pati reagime të ashpra nga kreu shtetëror, shoqëria civile, por edhe popullata.

Kjo është gruaja e dytë që është vrarë në ditët e fundit në Kosovë, pasi më 25 nëntor u raportua se një burrë e kishte vrarë gruan e tij me sëpatë. Ngjarja kishte ndodhur po ashtu në Prishtinë.

Më 25 nëntor, në Kosovë ka nisur fushata “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button