Është shkarkuar drejtoresha e shkollës në Gradsko, ku një nxënës ishte maltretuar nga shokët e klasës

Kryetari i Komunës së Gradskos, Kiro Nackov, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shkollës fillore komunale “Dame Gruev” në këtë komunë, ku një nxënës i mitur për një kohë të gjatë është maltretuar nga shokët e klasës, tranmseton Portalb.mk.

Në postimin në Facebook, ai bën thirrje që të gjitha palët të marrin përgjegjësi, pasi siç thotë ai, edhe pse është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për punë sociale, ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë rast.

“Në kuadër të kompetencave të mia, menjëherë njoftoj se shkarkoj drejtorin e ShFK ‘Dame Gruev’. Menjëherë më pas dua t’i bëj apel MPB-së, Qendrës për punë sociale, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe të gjitha organeve kompetente që të hetojnë rastin në detaje dhe aty ku duhet të ofrohet ndihmë dhe aty ku duhet të mbahet përgjegjësi. Edhe njëherë bëj thirrje që e ardhmja e nxënësve dhe fëmijëve tanë është më e rëndësishmja dhe të gjithë duhet të kemi nivel të lartë ndërgjegjësimi. Kjo nuk duhet të përsëritet më”, shkroi kryetari Nackov në Facebook.

Ai shtoi se pavarësisht nëse është vepruar në këtë rast, tani duhet të shihen pasojat dhe arsyet pse e gjithë situata doli jashtë kontrollit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dje tha se rasti i maltretimit të nxënësit po hetohet.

“Çdo abuzim apo dhunë ndaj fëmijëve duhet të raportohet në qendrat për punë sociale, në këtë rast e Qendrës për punë sociale në Veles. Po merren masa nga profesionistët, rasti do të hetohet dhe pas njoftimit nga Qendra për punë sociale do të ndërmerren masat përkatëse”, tha Trençevska në konferencën e djeshme për media në Qeveri.

Babai i nxënësit ka treguar për një pjesë të mediave se fëmija i tij ka qenë viktimë e bullizmit nga dy shokë të klasës të cilët e kanë ngacmuar për një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button