Raporti i MPB-së për Onishçenkon është gati dhe do t’i dorëzohet Kuvendit dhe PP-së

Përgjegjësi duhet të ketë dhe duhet të lokalizohet, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në lidhje me rastin e shtetasit ukrainas Oleksander Onishçenko, i cili edhe pse ishte në listën e zezë të SHBA-së, sërish mori pasaportë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton MIA.

Pas këtij rasti, theksoi Spasovski në “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, duhet të mendohet seriozisht për dhënien e këtij lloji të shtetësisë.

Spasovski informon se raporti i MPB-së është gati dhe do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit dhe Prokurorisë kompetente. Sipas tij, ka edhe një dështim teknik, i cili nuk është i tanishëm, por prej më herët.

“Po mblidhen më shumë prova dhe do të shohim udhëzimet që do të jepen, në pjesën e Prokurorisë Publike. Dyshoj se është e mundur të shfrytëzohet ai problem teknik praktik në sistem për të lejuar që diçka e tillë të ndodhë. Ne kemi një raport dhe në raport theksojmë disa gjëra që duhet të ndërmerren dhe sigurisht do të shohim që sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike do të vazhdojë në Komisionin Kuvendor ku do të duhet të debatohet” , sqaroi ministri Spasovski.

Ai saktëson se MPB-ja nuk ka kompetencë të japë mendim pozitiv, por në procedurat e tjera në sferën e shtetësisë, këtë e bën Departamenti për Çështje Administrative. Në një rast të tillë, shtoi ai, Qeveria merr vendim bazuar në të gjitha mendimet e kërkuara në këtë pjesë.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button