Për katër orë, Policia ka kapur 33 autobusë që bartnin nxënësit në mënyrë të parregullt

Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e mëngjes ka arritur të regjistrojë 33 raste kur nxënësit po barteshin me autobusë tek të cilët janë vërejtur parregullsi, transmeton Portalb.mk.

“Në intervalin kohor nga ora 06:00 deri më 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontrollim aksional për kontrollimin e automjeteve të cilat kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë të nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, sqarojnë nga Policia, duke theksuar që 14 automjete menjëherë janë dërguar për kontrollim teknik.

Kontrollimet në trafik për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë personat ti respektojmë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe në këtë mënyrë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë por edhe të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button