Rama telefonatë me kryeministrin britanik për emigrantët

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, raporton EN. Në qendër të bisedës mes dy homologëve ka qenë forcimi i bashkëpunimit në tregti, investime dhe mbrojtje, duke përfshirë sigurinë kibernetike.

Kryeministri britanik vlerësoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar për jetën në MB, por të dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin ilegal dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar, thuhet në një njoftim të qeverisë britanike.

Çështja e emigrantëve ilegalë që shkojnë me gomone nga Shqipëria drejt Anglisë ka hapur edhe një debat publik pas reagimit të kryeministrit shqiptar pak kohë më parë, që akuzoi Britaninë se po bën kokë turku emigrantët shqiptarë për ‘politikat e veta të dështuara për kufijtë dhe migracionin’.

Përfaqësues të lartë të politikës britanike kanë sulmuar herë pas here me deklaratat e tyre publike emigrantët ilegale shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button