Pasi falsifikoi dokumentet e veturës, Policia e paditi 38 vjeçarin nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur padi ndaj 38 vjeçarit nga Shkupi për falsifikim të dokumenteve të veturës së tij, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari, gjatë vitit 2022 ka kryer redaktimin e lejes së qarkullimit të automjetit të tij në rubrikën ”afati i vlefshmërisë”, gjatë së cilës janë redaktuar të dhënat e vërteta dhe janë shënuar të dhëna të rrejshme, përkatësisht është redaktuar viti i regjistrimit, kështu në vend se deri më vitin 2021 është shënuar deri më vitin 2022”, sqarojnë nga Policia.

Shkupjani 38 vjeçar G.N. akuzohet në bazë të nenit 378 të Kodit Penal. Ai këtë dokument të falsifikuar e ka përdorur gjatë shitblerjes së veturës, duke mashtruar blerësin e automjetit rreth afatit të regjistrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button