Maroku dhe Kroacia do të vazhdojnë garat në Botërorin “Katar 2022” (VIDEO)

Belgjika është eliminuar nga Botërori, pas barazimit 0-0 me Kroacinë, raporton KlanKosova. Edhe pse belgët krijuan shumë raste shënimi, ata nuk arritën t’i konkretizojnë, sidomos Romelu Lukaku.

Tani Kroacia kualifikohet në fazën e eliminimeve direkte, ndërsa Belgjika përshëndetet me Botërorin.

Maroku ka arritur një fitore shumë të merituar ndaj Kanadasë, me rezultat 2-1, kështu duke u kualifikuar tutje në fazën e elimineve direkte.

Ndërkohë, Kanadaja është eliminuar, duke përfunduar e fundit në grupin F.

Maroku kaloi në epërsi qysh në minutën e 4-të, ndërsa epërsia u dyfishua në minutën e 23-të. Kanadaja arriti të ngushtojë epërsinë pak para përfundimit të pjesë së parë, por vetëm kaq, pasi në pjesën e dytë nuk pati gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button