RMV, Gjykata kushtetuese e hoqi dispozitën për të drejtën e kompensimit për shkak të pengesës “më së voni deri në moshën 65-vjeçare”

Gjykata kushtetuese vendosi ta heqë nenin 44 paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtje sociale në pjesën “më së voni deri në moshën 65-vjeçrare” që pamundëson personat me pengesa mbi 65 vjeç të realizojnë të drejtën e kompensimit për shkak të pengesës, raporton MIA.

“Gjykata vendosi ta heqë këtë dispozitë të kontestuar sepse me të është shkelur parimi kushtetues i barazisë së qytetarëve para Kushtetutës, pavarësisht karakteristikave personale dhe karakteristikave të qytetarëve. Kjo dispozitë është në kundërshtim me sundimin e së drejtës si vlerë themelore e rendit kushtetues, ndërsa është përfshirë në nenin 8 të Kushtetutës”, informoi sot zëdhënësja e gjykatës, Hristina Belkovska.

МIA kohë më parë alarmoi për situatën e krijuar të cilën e konstatoi Avokati i popullit, ndërsa sipas së cilës, gjithsej 23 kërkesa për realizim të së drejtës së kompensimit për pengesa ishin refuzuar në 10 Qendra për punë sociale në shtet mu për shkak të këtij kushti.

Sipas Ligjit për mbrojtje sociale, kompensimi për shkak të pengesave sigurohet për nxitje të përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta të personit i cili është me pengesa të rënda apo të thella intelektuale, me pengesa më të rënda trupore, tërësisht i verbër dhe tërësisht u shurdhër.

Kompensim për shkak të pengesave, sipas nenit 44 paragrafi 2 nga ky ligj, mund të realizojë personi me 26 vite të mbushura, më së voni deri në moshën 65-vjeçare, ndërsa shfrytëzohet pa marrë parasysh moshën e shfrytëzuesit.

Mu ky paragraf, sipas Avokatit të popullit, është kusht kufizues për qasje dhe realizim të së drejtës së kompensimit për shkak të pengesave. Thekson se i njëjti në vete përmban pabarazi, përkatësisht dispozitë diskriminuese ndaj personave të tjerë të cilët e realizojnë këtë të drejtë.

Avokati i popullit tregon edhe për nevojën për informim më të madh të personave me pengesa për mënyrën e realizimit të së drejtës së kompensimit për shkak të pengesave dhe lehtësimit të qasjes dhe realizimit të së drejtës së kompensimit në të holla, me qëllim të përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta të personave me pengesa.

Raporti i Avokatit të Popullit tregon se në periudhën 2020/21, për realizim të së drejtës së kompensimit për pengesa në baza të pengesave të rënda apo të thella intelektuale, pengesave të rënda trupore, personave plotësisht të verbër dhe plotësisht të shurdhër, ndërsa nga personat në moshën 26-65 vjeç janë parashtruar gjithsej 7 293 kërkesa. Më pas, nga ana e qendrave kompetente për punë sociale, pozitivisht është përgjigjur për 7 142 kërkesa, përkatësisht 97,92 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button