Besimi u takua me ambasadorin britanik, Çarlls Garet

Zëvendëskryeminsitri i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot realizoi takim me ambasadorin britanik në Republikën e Maqedonië, Çarlls Garet.

Duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij, Besimi bisedoi për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë për vazhdimin dhe thellimin e tij.

Zëvendëskryeministri Besimi, siç kumtoi kabineti i tij, në takim e theksoi rëndësinë  mbështetjes së Mbretërisë të Bashkuar për Republikën e Maqedonisë në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian.

Mes të tjerash, në takim është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin miqësor ndërmjet dy vendeve edhe në sfera të tjera, siç janë fondet e Bashkimit Evropian, për të cilat ndihma eksperte e Britanisë së Madhe është me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button