Qytetarët me kontrata vullnetarisht do të paguajnë kontribute, 5 % tatimi për mjetet e higjienë menstruale,deklaroi Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar që nga 1 janari i vitit 2023 nuk do të ketë tatime të reja, ndërsa tatimi për mjetet e pastrimit menstrual do të zbresin në 5 për qind, transmeton Portalb.mk.

Ai sqaroi që nga janari nuk do të vlejë tatimi progresiv, ashtu që nuk do të ketë tatime të reja, ndërsa tatimi për të ardhura persona do të jetë 10 përqind, tatimi i vlerës së shtuar 18 për qind, ndërsa nuk do të ketë tatim për depozitat. Te tatimi i fitimit, Kryeministri theksoi që në rast se fitimi nuk do të investohet, do të zbatohen dënime të larta.

“Vizioni jonë është të kemi një sistem tatimor të drejtë, efikas dhe modern. Ajo duhet të sigurojë sistem tatimor me një transparencë më të madhe dhe me një luftë kundër ekonomisë gri. Ndërkohë do të kemi edhe tatim për ekologji”, deklaroi Kovaçevski, duke paralajmëruar që do të ketë tatim për kompanitë që kanë përfituar nga kriza energjetike.

Kovaçevski deklaroi që personat që marrin të ardhura përmes kontratave, do të munden vullnetarisht të paguajnë tatim për sigurimin pensional dhe shëndetësor.

Ndryshe, në fillim të muajit gusht Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 67-të ku u miratua edhe propozim-koncepti për reformat tatimore.

Ministria e Financave i propozoi këto draft-koncepte, në përputhje me Strategjinë për reforma në sistemin tatimor (2021-2025), përmes së cilës planifikohet një sistem më efikas, transparent, të drejtë dhe bashkëkohor, duke u bazuar në teknologjinë digjitale dhe inovacione. Në këto reforma planifikohet edhe përfshirja e “tatimit ekologjik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button