Mariçiq: Mbështetje e re nga BE për proces më të shpejtë dhe më të lehtë të bisedimeve

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane, me rastin e fillimit të projektit “Mbështetje për reforma të politikave, qasjes dhe efektivitetit (SUPRAE)”, të financuar nga Bashkimi Evropian, është mbajtur mbledhja e parë në të cilën kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i Qeveri i ngarkuar për Çështje Evropian Bojan Mariçiq dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim të Delegacionit të BE-së, Shtefan Hudolin, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e projekteve të BE-së në zbatimin e reformave dhe e shprehu falënderimin e tij për mbështetje nga ana e BE-së në procesin e bisedimeve me BE-në.

“Vetë procesi i bisedimeve kërkon ndërtim të kapaciteteve institucionale dhe administrative, por edhe realizim të planit për reforma. Jam i bindur se zbatimi i këtij projekti do ta bëjë procesin e anëtarësimit më të racionalizuar, ndërkaq rezultatet presin të japin kornizë të qartë strategjike me qëllime të definuara mirë dhe detyra, si në nivel nacional ashtu edhe sektorial”, tha Mariçiq.

Sipas tij, projekti SUPRAE është një prej projekteve më të rëndësishme aktive në SÇE i cili në tre vitet e ardhshme do të sigurojë mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendit, jo vetëm për Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për të gjitha institucionet relevante.

Projekti do të fokusohet në 3 komponentë edhe atë: Përforcim të planifikimit strategjik, raportim dhe komunikim, vendosje të kornizës metodologjike dhe operative për procesin e anëtarësimit dhe avancim të programimit, shfrytëzimit dhe vlerësimit të fondeve të BE-së nga ana e institucioneve përkatëse.

Të tre komponentët e programit nënkuptojnë, mbështetje për programe për trajnim, regrutim, ngritje të vetëdijes publike dhe komunikim që duhet të kontribuojë për njohje më të mirë të opinionit me rolin e BE-së në procesin e anëtarësimit në tërësi, digjitalizim të aspekteve të caktuara nga procesi negociues dhe menaxhim të mirë me fondet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button