Pas dy javësh pauzë, paraqitje të reja për bomba në 8 shkolla të mesme të Shkupit

Në tetë shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur paraqitje për vendosje të bombave, njofton Portalb.mk.

Ashtu si më herët, paraqitjet janë dërguar në adresat e e-mailit të shkollave “Rade Jovçevski-Korçagin”, “Orce Nikollov”, “Josip Bros Tito”, “Pançe Arsovski”, “Nikolla Karev”, “Vllado Tasevski”. “Mihajllo Pupin” dhe “Cvetan Dimov”.

Nga MPB thonë se pas marrjes së informatës, janë ndërmarrë të gjitha masat për evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave.

“Vijojnë verifikimet antiterroriste dhe ndërmerren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button