Vetëm në Strasburg ‘Rasti Monstra’ mund të gjejë drejtësinë

Rasti “ Monstra” është proces gjyqësor i montuar ndërsa fjala përfundimtare e prokurores Gordana Geshkovska flet për politizim të gjyqësorit të Maqedonisë. Kështu vlerësuan bashkëbiseduesit në emisionin e mbrëmshëm “ Rruga drejt…” në Alsat-M.

Avokati mbrojtës Naser Raufi paralajmëron vazhdimin  kësaj lënde edhe në instancat më të larta gjyqësore në vend për shkak  të ndikimit të prokurorisë ndaj trupit gjyqësor.

“Ne do shkojmë me këto instrumente juridike që na takojnë dhe mendoj që në atë nivel të dytë , është fakt se ka ekspert juridik që janë më me përvojë, pa ofendim për këtë trup gjyqësor por mendoj se kualiteti është më i lartë te grada e dytë posaçërisht te gjyqi Suprem dhe dihet se ne do të vazhdojmë deri në fund të kërkojmë të drejtat, pasi unë jam i bindur se këto të arrestuar nuk fajtorët e këtij rasti”, ka thënë Raufi.

“Apriori në opinionin publik është krijuar bindja se këto janë vrasësit se këtë e ka thënë shteti dhe në qoftë se lirohen çka do të thotë opinioni, u liruan vrasësit, gjykata i liroi vrasësit, a është ky proces i drejtë gjyqësor kur policia e shtetit e shkel prezumimin e pafajësisë, nuk ka siguri juridike, nuk ka garanci juridike , në qoftë se nuk ke siguri juridike për çfarë procesi të drejtë gjyqësor flasim?

Ku është ilaçi, llaci është në Strasburg”, ka thënë nga ana tjetër, profesori Jeton Shasivari.

Ndërsa, Avokati i popullit Ixhet Memeti theksoi se prokurorja Geshkovska me fjalën e saj përfundimtare ka përmbushur apetitet e dikujt tjetër. “Kjo është e keqja e shoqërisë tonë kur organet janë të politizuara dhe nëse ky proces apo tjetër që në start nisen kësisoj me përshtypje se dikush te i cili duhet të kenë besim gjithë  qytetar le përshtypje se anon këtu ka marr fund çdo gjë”, ka thënë Memeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button