“Goditjet në xhepa” nga BE-ja për Poloninë dhe Hungarinë – sa janë efektive?

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.  

Malinka Ristevska Jordanova

Në qershor të këtij viti Polonia kërkoi nga Komisioni Evropian t’i shkrijë mjetet nga Fondi për restaurim dhe rezistencë në lartësi prej 34 miliardë eurosh. Komisioni nuk ia transferon këto mjete Polonisë për shkak të shkeljeve të konstatuara të Regullativës (nga viti 2020) me të cilën u vendos kusht për sundimin e të drejtës për fondet e BE-së.

Polonia është pranues neto nga Buxheti i Unionit nëpërmjet fondeve të ndryshme. Nga anëtarësimi në BE deri në vitin 2021 ky vend është “në fitim” prej 141 miliardë euro (llogaritur si një ndryshim i thjeshtë midis shumës që e merr nga buxheti i BE-së dhe shumës që ia jep buxhetit të BE-së). Në periudhën aktuale shtatëvjeçare buxhetore (2021-2027) duhet të jetë “në fitim” prej 80 miliardë eurosh.

Këtë muaj Polonia kërkoi nga KE-ja që ta ndërpresë arkëtimin e dënimit ditor prej një milion eurosh për moszbatim të njërës nga një sërë aktgjykimesh të Gjykatës Evropiane të drejtësisë me të cilën i urdhërohet shfuqizimi i Këshillit disiplinor të gjykatësve, e që përmban edhe një sërë kërkesash të lidhura. Pasi Polonia nuk e zbatoi aktgjykimin, Gjykata në nëntor të vitit të kaluar e urdhëroi përmbarimin e të njëjtit. Polonia refuzoi ta paguajë dënimin, mirëpo Komisioni Evropian prej në shkurt thjesht ndaloi transfertat  në lartësi të dënimeve – metodë që e ka aplikuar për herë të parë. Kështu, deri tani janë arkëtuar rreth 400 milionë euro në dënime.

Nga fillimi i procedurave ndëshkuese të Komisionit Evropian për sundimin e të drejtës kundër Polonisë, situata politike ndryshoi dukshëm. Polonia është një ndër shtetet më të shpërndara të BE-së në mbështetjen për Ukrainën dhe është kyçe për unitetin e BE-së në lidhje me këtë çështje.  Uniteti i BE-së nga ana tjetër, në lidhje me çështjen e Ukrainës u bë një nga çështjet kyçe, e mbase edhe çështja më e rëndësishme politike për BE-në. Institucionet e BE-së, e veçanërisht Komisioni Evropian u gjendën midis çekanit dhe kudhores – imperativit për të mbajtur një unitet politik në situatën e re gjeopolitike politike.

I zënë “ngushtë”, këtë verë Komisioni gjeti një hap ndërmjet – e miratoi Planin e Polonisë për shfrytëzim të mjeteve nga Fondi për restaurim dhe rezistencë, por me më shumë kushte konkrete lidhur me sundimin e së drejtës, për të cilën arritën edhe marrëveshje me qeverinë e Polonisë. Polonia ndërkohë e shfuqizoi Këshillin disiplinor për gjykatësit dhe formoi një trup të ri – “Këshilli për përgjegjësi profesionale”, për të cilin kritikët konsiderojnë se në thelb nuk i ndryshon punët dhe se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të aktgjykimit. Midis kritikëve të qeverisë Polake është edhe opozita e atjeshme, e cila, gjithashtu vuan nga suspendimi i fondeve – të paktën atje ku është në pushtet në vetëqeverisjen lokale. Përfaqësuesit e qeverisë polake tani pretendojnë se mjetet e tyre komisioni i ndalon “në mënyrë jo legale” dhe janë të bindur se shkrirja është vetëm çështje kohe.

Hungaria

Hungaria dhe Polonia janë shtetet më të larguara në kuadër të BE-së në pozitat rreth agresionit rus në Ukrainë. Mirëpo, edhe Hungaria është dakord se institucionet evropiane “në mënyrë jo legale” nuk ia japin Polonisë, ashtu si edhe Hungarisë, atë që i përket – mjetet nga fondet evropiane.

Ditën e fundit të nëntorit Komisioni Evropian e përsëriti vlerësimin e shtatorit se Hungaria nuk i ka plotësuar kushtet kryesore të vendosura që të lirohen mjetet e fondeve kohezionale. Prandaj mbetet në qëndrimin se Hungarisë edhe më tej duhet t’i ndalohen 65% të fondeve kohezionale, gjegjësisht 7,5 miliardë euro. Mirëpo, me një formulë të ngjashme si për Poloninë, Komisioni të njëjtën ditë e miratoi Planin e tij nacional për restaurim dhe rezistencë, por e kushtëzoi transferimin e mjeteve në lartësi prej 5,7 miliardë eurosh – sërish të varet nga 27 kushtet kryesore. Midis tyre janë edhe formimi i një trupi të pavarur për integritet, masa për pavarësi të gjykatave dhe masa për antikorrupsion. Edhe pse edhe Komisioni Evropian është i qartë në vlerësimin mbi (mos)përmbushjen e kushteve, analistët e pavarur janë edhe më kritikë, duke i quajtur masat e ndërmarra deri tani nga Hungaria “një perde tymi”. Orbani megjithatë nuk qëndroi “duarkryq”. Hungaria e bllokoi ndihmën e BE-së për Ukrainën, por edhe marrëveshjen për tatim fitimi. Një lëvizje më së shpeshti e përshkruar si shantazh i pastër.

Pritet që për propozimin e Komisionit Evropian të vendosin ministrat e shteteve anëtare deri më 19 dhjetor, me shumicë të kualifikuar. Mirëpo, as ai vendim, sido që të jetë, nuk do ta shthurë deri në fund lëmshin që është relativisht i ngatërruar.

Fakt është se “goditjet në xhep” ndikojnë tek shtetet që të ndërmarrin masa, por tani për tani është pikëpyetje e madhe se sa dhe kur ato masa me të vërtetë do të sjellin avancim të sundimit të së drejtës në këto shtete – anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button